Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Memli Krasniqit të PDK-së dhe Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes për balotazhin e Prizrenit.
Memli Krasniqi konsideron se PDK, do ta udhëheqë komunën e Prizrenit edhe për tetë vjet tjera.
“Ju s’mund ta fitoni Prizrenin. Ne kemi qenë aty qe 10 vite, Prizreni është një storie e suksesit. PDK do ta udhëheqë me Prirenin edhe për 8 vite të ardhshme, andaj ju më mirë është me u koncentru në ndonjë komunë tjetër ku keni më shumë shanse”, i është drejtuar Krasniqi, Konjufcës.
Ndërkohë Konjufca ka thënë se Prizreni nuk është udhëhequr mirë nga Ramadan Muja.
“Ai nuk është akuzuar pse është në moshë, ai është akuzuar për veprime që ju i dini shumë mirë”, ka thënë Konjufca.
Kur janë numëruar 93.15 për qind të votave në këtë komunë prin kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 18.336 vota ose 29.68 për qind. Totaj do të sfidohet në balotazh nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes i cili ka marrë 13.876 vota ose 22.46 për qind.
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...