Tillerson kërkon “ndihmën” e arabëve për të izoluar Iranin

23:01 | 23 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar “ndihmën” dy vendeve të Gjirit të Arabisë për të izoluar Iranin.

Gjatë një vizite në Arabinë Saudite dhe më vonë në Katar, Tillerson denoncoi “sjelljen e keqe” të Iranit dhe u bëri thirrje kombeve të rajonit dhe posaqërisht Europës, që të bashkohen me administratën e Trump për të ndaluar çdo biznes që ka lidhje me Iranin, transmeton portali arbresh.info

Ai gjithashtu kërkoi që Irani dhe milicitë iraniane që mbështesin milicitë Shiite në Irak, të kthehen në shtëpitë e tyre ose të integrohen në ushtrinë e Irakut.

Në takimin e këshillit, Tillerson vlerësoi mbretin saudit dhe Abadin për rihapjen e një kalimi të madh kufitar dhe rifillimin e fluturimeve direkte midis Riadit dhe Bagdadit javën e kaluar.

Vizita e Tillerson në vendet arabe vjen pasi SHBA-të janë duke nxitur inkurajimin e e një boshti që bashkon Arabinë Saudite dhe Irakun kundër Iranit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme