Ish-kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka pranuar dështimin në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook, deputeti i VV’së ka kërkuar që kjo parti të thellohet në vetëkritikë.
Vetëvendosje, e cila vinte në këto zgjedhje me shumë besim se do të arrinte të merrte disa komuna të rëndësishme, nuk arriti të fitojë asnjë në raundin e parë, e do duhet të përballet në 7 komuna në balotazh. Në balotazh do të jetë dhe Prishtina, e që pretendonte ta fitonte komunën më të madhe që në raundin e parë.
Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Të nderuar mbështetës e simpatizues, të dashur aktivistë të Lëvizjes.
Rezultati i zgjedhjeve lokale 2017 ishte gati dyfishim i atij të zgjedhjeve lokale katër vite më parë. Më 3 nëntor 2013 hymë në balotazh vetëm në kryeqytet dhe asokohe si të dytët. Me 22 tetor 2017, përveç në kryeqytet ku prin Shpendi, jemi në balotazh edhe në pesë e ndoshta edhe gjashtë komuna të tjera.
Megjithatë, ky rezultat nuk ishte ai që shpresonim dhe as ai që prisnim. Sigurisht kjo duhet trajtuar edhe me vetëkritikë. Këto ditë duhet të jenë edhe ditë analize konkrete sipas komunave dhe ditë reflektimi mbi strategjitë e veprimet: cilat janë dobësitë e organizatës sonë dhe si mund t’i rregullojmë ato; cilat janë mangësitë e ligjërimit tonë dhe si mund t’i plotësojmë ato.
Më lejoni t’i përgëzoj me gjithë zemër Basri Kodrën, Qëndron Kastratin, Ajet Poterën, Sami Kurteshin, Mytaher Haskukën dhe Shpend Ahmetin për balotazhin, e uroj që edhe Besim Muzaqi të mbërrijë në balotazh.
Këto komuna janë gjysma e Kosovës. Të punojmë me gjithë kapacitetin tonë që këto komuna të ecin përpara në rrugën e zhvillimit dhe të bëhen model për gjithë Kosovën.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...