Partia Demokratike nuk mori pjesë në komisionin e ligjeve, i vetmi që u mblodh këtë të hënë në Parlament. Por kryetari Lulzim Basha iu shmang një përgjigjeje përfundimtare pyetjes, nëse kjo mungesë do të thotë bojkot i axhendës parlamentare.
Megjithatë, një linjë bojkoti për komisionet ekziston, sepse nga 3 komisione që mblidhen të martën, demokratët do të marrin pjesë vetem tek ai i shëndetësisë, për sensibilizimin publik kundër kancerit, simbolikën e të cilit Basha e përdori politikisht.
“Nesër ka vetëm një komision, që është një dëgjesë për çështjen e kancerit. Kështu që në këtë çështje humanitare ne do të jemi të pranishëm në këtë komision. Natyrisht, beteja është jo vetëm kundër kancerit, por kundër kancerit më të madh të këtij vendi që është krimi i organizuar me lidhje politike”, tha Basha.
Atë që Basha nuk e pohoi direkt e konfirmoi Luan Rama i LSI-së, e cila i qëndron vendimit për një front të përbashkët opozitar.
“LSI mbështet qëndrimin e opozitës për të bojkotuar të gjithë praninë në komisionet parlamentare vetëm me një përjashtim, pasi nesër është parashikuar një mbledhje e komisionit të shëndetësisë. Kryetari i komisionit Petrit Vasili do të marrë pjesë në këtë mbledhje”, tha Rama.
Bashkëpunimi mes opozitës në nivele më të larta u rikonfirmua edhe pasditen e së hënës, kur Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili ishin në zyrën e Lulzim Bashës për të rakorduar qëndrimet për seancën e së mërkurës.
Të dy grupet parlametare kanë bërë të qartë votën pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Por demokratët kanë për të marrë akoma disa vendime për disa aksione të tjera brenda dhe jashtë Parlamentit. Dy prej tyre, që nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare janë protestat dhe paraqitja e një projektligji që ndryshon Kushtetutën për zhveshjen e plotë nga imuniteti të anëtarëve të Parlamentit.
Të hënën Basha u bëri thirrje ambasadorit amerikan dhe atyre europianë, të cilët kanë qëndruar në heshtje për situatën e krijuar pas çështjes “Tahiri”, që të rrisim presionin ndaj kryeminsitrit për të ndërprerë atë që kreu i opozitës e quan “fushatë të Ramës për gjunjëzimin e drejtësisë për llogari të krimit”.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...