Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka komentuar deklarimet e fundit se Amerika duhet të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në Samitin e 17-të ekonomik të Serbisë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialog qysh nga fillimi.
“Amerika ka qenë e përfshirë që nga fillimi në dialog dhe kjo nuk është sekret që kemi marrë pjesë në këtë proces të udhëhequr nga Brukseli”, tha Yee, transmeton lajmi.net
Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shteti i tij dëshiron që vendet e Ballkanit të jenë të qëndrueshme dhe të mos kenë konflikte.
“Ende ekziston rreziku i konfliktit për aq kohë sa ka mosmarrëveshje dhe probleme të pazgjidhura. Por tendenca e paqes dhe stabilitetit është pozitive”, shtoi zyrtari amerikan.
Sipas tij, vendet që e duan anëtarësimin në BE duhet të jenë të vendosur për atë rrugë.
“Vendet që dëshirojnë të bashkohen në BE duhet ta kenë të qartë atë vendim. Ju nuk mund të uleni në dy karrige”, tha Hoyt Briyan Yee.
Në fund, ai theksoi përkushtimin e Amerikës për rrugën euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...