Një anëtar i partisë së Kancelarës gjermane, Angela Merkel, tha se CDU-ja e tyre konservatore ka nevojë për “udhëheqje të re partiake”.
Alexander Mitsch, gjatë një interviste të hënën kritikoi politikat e emigracionit të partisë gjatë viteve të fundit, si dhe humbjen e votuesve në zgjedhjet kombëtare të shtatorit, transmeton portali arbresh.info
“Tani pas kësaj debate në zgjedhje, në të cilën CDU kishte rezultatin më të keq që nga viti 1949”, tha ai për transmetuesin eutschlandfunk, duke iu referuar rënies së CDU-së në 26.8 për qind në zgjedhje, krahasuar me 34.1 për qind në zgjedhjet paraprake të vitit 2013.
“Kjo na sjell pastaj në realizimin se ne kemi nevojë për një udhëheqje të re të partisë”, shtoi ai.
Mitsch gjithashtu sugjeroi se partia e tij mund të mësonte nga shembulli i udhëheqësit konservator austriak, 31-vjeçari Sebastian Kurz, i cili pas zgjedhjeve të këtij muaji është gati të bëhet kancelar. Kurz bëri një rikthim për partinë e tij këtë vjeshtë, në pjesën më të madhe duke u marrë me çështjet e emigracionit.
“Sigurisht që Kurz është model për politikën gjermane”, tha Mitsch.
Politikani i CDU pohoi se sondazhet tregojnë se gjermanët janë “të pasigurtë” rreth politikave të emigracionit dhe refugjatëve.
Merkel dhe CDU janë duke punuar që të formojnë një qeveri të re koalicioni pas zgjedhjeve, të cilat mesiguri do të sjellin një bashkëpunim me konservatorëve, liberalëve dhe partisë së Gjelbërt./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...