Mënyra për të shkarkuar video private nga Facebook

19:49 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Nëse keni provuar ndonjëherë ndonjë prej metodave të shkarkimit të videove të Facebook për një video private me shumë mundësi keni dështuar.

Që ta arrini këtë iu duhet një mjet i quajtur FBDown.net. Nëse keni shkarkuar edhe më parë video publike, duhet të keni dërgjuar për të sepse ka disa vite që është funksional.

Ndiqni këto hapa për të shkarkuar videon që dëshironi:

  1. Navigoni në FBDown.net/private-downloader.php në shfletuesin tuaj
  2. Në një tab të ri, kyçuni në rrjetin social Facebook dhe shkoni tek faqja e videos që doni të shkarkoni.
  3. Nëse përdorni Windows, shtypni CTRL + U. Nëse përdorni Mac, shtypni Command + Option + U. Këto komanda ju dërgojnë tek kodi burimor i faqes.
  4. Kopjoni kodin burimor dhe vendoseni në FBDown.net.
  5. Klikoni “Download.”

Nëse përdorni shfletuesin Chrome, ju rekomandojmë një shtojcë. Atë mund ta shkarkoni nga Chrome Web Store.

Ne ju këshillojmë që ta përdorni këtë mjet në mënyrë sa më etike. Asnjëherë nuk duhet të shpërndani materiale private të një personi në një forum publik pa lejen e tyre.

Nëse bëhet fjalë për materiale muzikore të licencuara, punë artistësh dhe profesionistësh kreativë, atëherë rrezikoni të përfundoni në telashe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme