Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, shihet se gjysma e komunave të vendit do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Derisa, në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.
Nga të dhënat online, në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e procesuara arrijnë në mbi 90 për qind.
Sipas të rezultateve preliminare 19 komuna janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë.
Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale).
Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:
Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV (43,42) dhe Arban Abrashi nga LDK (35,91).
Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK (40,77) dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa (31.48).
Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK (43,30) dhe Sami Kurteshi nga LVV. (26,97)
Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi (28,56) nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR (27,10).
Prizren: Shaqir Totaj nga PDK (29,66) dhe Mytaher Haskuka nga LVV (22,43).
Ferizaj: Agim Aliu nga PDK (39,18) dhe Muharrem Sfarqa nga LDK (30,00).
Istog: Haki Rugova nga LDK dhe (43,54) Gani Dreshaj nga AAK (37,23) .
Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK (49,26) dhe Mehmet Krasniqi nga LDK (27,46).
Podujevë: Agim Veliu nga LDK (48,37) dhe Ajet Potetra nga LVV (29,99).
Klinë: Sokol Bashota nga PDK (36,60) dhe Besim Hoti nga LDK (23,69).
Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK (40,38) dhe Basri Kodra nga LVV.(21,26)
Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV (34,22) dhe Shaip Surdulli nga LDK (28,04).
Rahovec: Smajl Latifi nga AAK (33,40) dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK (20,45) .
Shtime: Naim Ismajli nga PDK (38,15) dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur (27,93).
Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK (39,98) dhe Sali Asllanaj nga LDK (33,93).
Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK (33,51) dhe Xhafer Tahiri nga LDK (25,71).
Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma (40,67) dhe Mursel Gashi nga PDK (27,26.
Dragash: Selim Kryeziu nga LDK (37.94) dhe Shaban Shabani nga PDK (28.12).
Kllokot: Strahinja Spasiq Lista Serbe (48,08) dhe Bozidar Dejanoviq nga GI (37,62).
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK (50,35).
Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK (63,91).
Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK (63,41).
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur (85,59).
Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK (59,34).
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur (57,32).
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe (66,97).
Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe (62,18).
Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK (59,57).
Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq nga Lista Serbe (54,97).
Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe (74,02).
Viti: Sokol Haliti nga LDK (52.98).
Zubin Potok: Stevan Vuloviq nga Lista Serbe (80,19).
Zveçan : Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe (69,26).
Junik: Agron Kuqi nga AAK (58,40).
Mamushë: Abdulhadi Krasniq nga KDTP (53,95).
Graçanicë: Srdjan Popoviq nga Lista Serbe (87,88).
Ranilug: Gradimir Mikiq nga Lista Serbe (77,62).
Partesh: Dragan Petkoviq nga Lista Serbe ( 58,95).
Nga 1 890 952 qytetarë me të drejtë votë në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819 865, ose 43,68 për qind.
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...