Lëvizja Vetëvendosje, krahas zhgënjimit të pësuar në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën – duke mos arritur të fitojë asnjë komunë në raundin e parë – ka shënuar sukses në një komunë, krahasuar me zgjedhjet lokale të 2013-s.
Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, Vetëvendosje ka arritur të tetëfishoi numrin e votave në Komunën e Kamenicës, ku ka kandiduar deputetin Qendron Kastrati.
Në këtë komunë, VV kishte fituar vetëm 733 vota në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
E pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet që u mbajtën dje, Vetëvendosje ka arritur të fitojë 5.789 vota – që rezultojnë të jenë tetë herë më shumë vota sesa në vitin 2013.
Por, pavarësisht tetëfishimit të numrit të votave në Kamenicë, partia e Visar Ymerit nuk arriti të fitonte këtë komunë pa balotazh.
Me 33.33 për qind të votave të fituara, kandidati i VV-së do të shkojë në balotazh. Në raundin e dytë, Qendron Kastrati do të ballafaqohet me Shaipm Surdullin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Surdulli fitoi 5.003 vota, që rezultojnë të jenë 28.81 për qind të votave.
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri