Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetarë në secilën komunë veç e veç, krahasuar më zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013.
Partitë e mëdha që kanë qeverisur vitet e fundit në Kosovë, në të dyja nivelet e pushtetit, janë vënë në sfidë serioze.
Edhe pse në shumicën e komunave do të ketë balotazh, analistët pohojnë se në Kosovë u ndëshkuan keqqeverisjet me anë të votave të qytetarëve, kurse harta e partive politike që do të qeverisin nëpër komunat e Kosovës, mund të dihet me saktësi pas balotazhit.
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara në faqen zyrtare, nga 38 komunat e Kosovës, në 19 prej tyre, sidomos në komunat e mëdha, do të shkohet në balotazh.
Analisti Armend Muja tha për Radion Evropa e Lirë se nëse krahason zgjedhjet lokale të vitit 2017 me ato të vitit 2013, mund të thuhet se fituese del Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se e ka dyfishuar përkrahjen në të gjitha komunat e Kosovës.
Kurse partitë tjera politike, kanë shënuar rënie, me përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit, që ka shënuar një sukses të radhës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka ruajtur udhëheqjen në pesë ose gjashtë komuna.
“Në perspektiven e dytë, nëse shihet në aspektin numerik, unë besoj se fitues i përgjithshëm është Lidhja Demokratike e Kosovës, për dy arsye. Arsyeja e parë është se në njëfarë mënyre, votuesi kosovarë e ka shpërblyer atë pas një performace shumë të dobët në nivelin qendror dhe arsyeja e dytë është që ato fitore në komunat që i ka mbajtur, i ka fituar përgjithësisht”, tha Muja.
Kurse analisti tjetër për çështje politike, Imer Mushkolaj, konsideron se zgjedhjet e 22 tetorit nuk kanë sjellë as fitues dhe as humbës.
Disa parti politike, thotë ai, nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë rritur numrin e votueseve, kurse të tjerat kanë humbur.
Por, ajo që vërehet dhe ka rëndësi sa u përket këtyre zgjedhjeve, thotë Mushkolaj, qytetarët dëshmuan se kërkojnë ndryshime dhe qeverisje e menaxhim më të mirë.
“Në këto zgjedhje nuk është situata bardh e zi. Nuk mund të flasim për humbës dhe fitues absolut. Gjithmonë duke pasur parasysh krahasimin me rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2013”.
“Por, në qytete të caktuara disa nga partitë kanë arritur më shumë sukses, disa tjera më pak. Nëse e shohim hartën e rezultateve preliminare, mund të themi se të gjitha partitë politike janë në lojë në gjithë Kosovën”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas rezultateve preliminare, 19 komuna, konkretisht komunat më të mëdha, do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.
Kurse nga 19 komunat tjera, ku fituesit kanë dalë pa balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, kurse në 12 tjera ka mbetur në balotazh. Në vitin 2013, LDK në raundin e parë kishte fituar tri komuna.
Partia Demokratike e Kosovës, pa balotazh ka fituar vetëm një komunë duke humbur edhe disa komuna që njiheshin si bastione të saj. Ndërkaq në balotazh është në 9 komuna. Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK kishte fituar në rrethin e parë në katër komuna.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel vendi ka arritur të fitojë në 2 komuna, kurse në 5 shkon në balotazh. Më 2013, i kishte 3 komuna nën udhëheqje.
Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka rritur të fitojë në rrethin e parë në asnjë komunë, por në balotazh është në 6 komuna duke përfshirë kryeqytetin Prishtinën, dhe disa qytetet të mëdha si Gjilani dhe në Prizreni.
Aleanca Kosova e Re, NISMA dhe Alternativa janë në balotazh në nga një komunë.
Kurse Lista Serbe ka fituar 9 komuna, kurse në balotazh është në një komunë.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...