Google ADS

Kryetari i një bashkie të madhe në rrjetën e pergjimeve me kriminelë

16:12 | 23 Tetor 2017
L G

Këto ditë duket se do të jenë shumë intensive sa i përket akuzave, dosjeve me përgjime dhe përfshirje në trafiqe si edhe deklaratave për arrestime në rangje të larta të politikës.

Në një shkrim të tijin sot, Blendi Fevziu theksonte se qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!

Albeu.com mëson se politikani i lartë lokal është i një bashkie të rendësishme në vend, i cili pretendonte të merrte një post ministri në kabinetin Rama, por që është refuzuar nga kryeministri pikërisht për shkak se ishte në dijeni të përgjimeve dhe dosjes në fjalë.

“Djalli” ka dalë tashmë nga shihja dhe mbetet për t’u parë nëse krerët e politikës do t’ja dalin duke u marrë vesh me njeri-tjetrin për të lejuar “dëmë të kontrollueshme” apo nëse do të ketë një luftë totale mes të gjitha kampeve. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme