Policia e përkushtuar për luftimin e drogës nëpër shkolla

15:47 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës në funksion të zbatimit të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla”,  gjatë periudhës kohore nga 16.10.2017 deri 22.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Sikurse edhe javën e kaluar, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë  frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga,  Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

–               195  vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

–               418  patrullime rreth shkollave,

–              498  persona të kontrolluar,

–              220 vetura të kontrolluara,

–              8   lokale të kontrolluara,

–              10  ligjërata në shkolla,

–              450  pjesëmarrës, nxënës,

–             500  fletushka,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme