Google ADS

Lista Serbe në Ranillug kishte kandiduar me kryetarin që kishte vdekur në aksident trafiku

16:07 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Lista Serbe për të cilën po raportohet se ka fituar 9 komuna duket se në komunën e Ranillugut këtë raund zgjedhjes e ka fituar me një kandidat për të cilin kohë më parë u raportua se kishte vdekur, shkruan arbresh.info.

Është ky Gradimir Mikic ish kryetar i komunës së Ranillugut që u raportua se pati vdekur në një aksident trafiku. Mirëpo, edhe kësaj radhe Listës Serbe në këtë komunë i ka paraprirë ky emër madje duke fituar me 2279 vota ose 77.62%. Kështu të paktën shihet në ueb faqen zyrtare të KQZ-së ku ende figuron emri i tij, pasi që në fletëvotim është një emër tjetër që përfaqëson Listën Serbe. Është Vladica Aritonovic.

Arbresh.info ka kontaktuar KQZ-në për të marr një përgjigje lidhur me këtë por ata nuk kanë hapur telefonin.

screenshot_3 screenshot_4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme