PDK fitoi veç një komunë në raundin e parë, lufton në balotazh në 10 të tjera

15:28 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar një rezultat jo fort të kënaqshëm në zgjedhjet e djeshme. Ramiz Lladrovci është kandidati i vetëm i Partisë Demokratike që ia ka shpëtuar fytyrën duke e siguruar fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve. PDK do të jetë në balotazh në dhjetë komuna, përfshirë këtu Prizrenin e Ferizajin.

Drenasi edhe më tej mbetet bastioni PDK’së. Ramiz Lladrovci fitoi 13.124 vota, apo 59.34 për qind të votave të përgjithshme.

Në Prizren Shaqir Totaj i PDK’së prin më 29.68 për qind, dhe në balotazh do të përballet me të dytin e kësaj komune, Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes, me 22.46 për qind.

PDK në Dragash është e dyta me 28.12 për qind të votave dhe në balotazh do të përballet me LDK’në që po prin në këtë komunë me 37.94 për qind.

Në Kaçanik, kandidati i PDK’së, Besim Ilazi, po prin me 40.38 për qind të votave, ndërsa pas tij është Basri Kodra i Vetëvendosjes me 21.20 për qind të votave. Edhe pse me diferencë rreth 20 për qind në rundin e parë, të dy do të përballën në balotazhin që mbahet me 19 nëntor.

PDK është e para edhe në Klinë. Sokol Bashota garon i pari edhe për një mandat tjetër. Ai deri më tani ka 36.80 për qind të votave, dhe në balotazh do të përballet me Zenun Elezajn e AAK’së, që ka marrë 26.16 për qind të votave.

Valdete Idrizi e PDK’së është e vetmja grua që ka dalë e para në ndonjë komunë. Idrizi në Mitrovicë ka marrë 29.63 të votave dhe në balotazh do të përballët me kryetarin e tanishëm, agim Bahtirin, që ka marrë 27.03 vota.

PDK’ja në Rahovec është partia e dytë dhe kandidati i saj Idriz Vehapi, do të garojë në balotazh me Smajl Latifin e AAK’së. Ky i fundit ka 33.53 për qind të votave, ndërsa Vehapi, 29.60.

Në Shtime PDK’ja prinëme kandidatin e saj, Naim Ismajli, me 38.15 për qind, e në balotazh përballë ka kandidatin e Pavarur, Fatmir Rashiti.

Agim Aliu ka dalë i pari në Ferizajn, të cilin PDK e kishte humbur mandatin e kaluar. Ai ka fituar 38.56 për qind të votave dhe në balotazh do të garojë me kryetarin e tanishëm, Muharem Svarqa, i cili ka fituar 30.72 për qind.

Edhe Ferit Idrizi i PDK’së po prin në Vushtrri me 33.66 për qind. Pas tij është Xhafer Tahiri i LDK’së me 25.62 për qind.  PDK është e dyta pas Nismës në Malishevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme