Google ADS

Limaj thotë se NISMA ka shënuar fitore të thellë në Malishevë

15:22 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se partia e tij ka shënuar fitore të thellë edhe në këto zgjedhje në qytetin e Malishevës.

“Kemi shënuar një fitore të thellë dhe të rikonfirmuar për të satën herë në Malishevë edhe si parti edhe me kandidatin tonë që ka mbi 41 për qind të votave”, tha Limaj gjatë një konference për media, shkruan arbresh.info.

Ai tha se NISMA për Kosovën ka mbështetur kandidatin e përbashkët në Shtime dhe ai është në balotazh.

“Krejt kjo çka ka ndodhur në këto gjendje e konfirmon stabilitetin elektoral të NISMA-s për Kosovën dhe trendin e saj të fuqishëm pozitiv e cila jep shpresë aty ku i kemi objektivat tona që nesër NISMA të jetë një parti politike socialdemokrate me një shumicë parlamentare”, ka thënë Limaj.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme