Deputeti dhe nënkryetari i LSI Luan Rama ka bërë të ditur vendimin e grupit parlamentar të partisë i cili nënvizoi se të mërkurën në Kuvend LSI do te votoje pro kërkesave te prokurorisë për t’i hapur rrugën arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.
“Grupi i LSI rithekson edhe një herë qëndrimin parimor të saj, ligjor, e në përputhje jo vetëm me moralin tonë politik por edhe me aspiratën e qytetarëve që presin nga Kuvendi qasje që respekton ndarjen e pushteteve, ndaj ne do votojmë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë për t’i çelur rrugën çdo veprimi procedural që organi i akuzës e çmon se i shërben çdo hetimi të paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës në lidhje me një deputet te mazhorancës”.
“S’jemi përpara një individi por përballë veprimit të organizuar të një grupi të strukturuar kriminal që fatkeqësisht gjen tentakulat e veta edhe në përbërje të qeverisë. Kjo është arsyeja e sulmeve të ndërmarra ditët e fundit dhe të artikuluara më drejtpërdrejt sot nga kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar. LSI jo vetëm distancohet por e dënon qartë e prerë sulmin mbi organet e drejtësisë si përpjekje për ta devijuar fokusin e sistemit të drejtësisë, te qëndrimet e komprometuara të shumicës parlamentare e cila po dëshmon se ka zgjedhur që në sfidën mes shtetit dhe grupeve të organizuara kriminale të mbajë anën e krimit”, tha ai.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?