Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë për arbresh.info se ende nuk ka vendosur se kë do ta mbështesë, Shpend Ahmetin apo Arban Abrashin, të cilët do të përballen përsëri në betejën për kryeqytetin më 19 nëntor. Ai ka thënë se nuk ka vija të kuqe për askënd, por ka përmendur disa kushte që duhet t’i plotësojë kandidati që kërkon mbështetjen e tij.
Selim Pacolli, ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se nuk ka pritur diçka më shumë madje thotë se qytetarët e Prishtinës kanë votuar më shumë në bazë të subjekteve politike se sa programeve apo individëve që kanë qenë në garë.
“Rezultati realisht është në pritjet e mija. Ky është verdikti i sovranit. Te votuesi i qytetit tim, nuk mund të shohësh hala një parashikim të programeve apo të individit. Po votohet më shumë për subjektin si tërësi dhe nuk i analizojnë shumë, projektet apo programet zgjedhore. Si favorit sot e shoh Shpendin apo Vetëvendosjen. Ky është perceptimi im shumë personal”, ka thënë Pacolli.
E ndërkohë sa i përket koalicioneve për raundin e dytë të zgjedhjeve me ndonjërin nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, Pacolli thotë se i ka disa kushte. Ai deklaron se nuk ka vija të kuqe me asnjërin kandidat, por që sipas tij, janë pesë pika të programit të AKR’së që duhet t’i plotësojnë kandidatët e tjerë nëse duan të jenë në koalicion bashkë me AKR’në. Nuk e përjashton as mundësinë e të bërit koalicion me Arban Abrashin e LDK’së.
“Subjekti politik i ka strukturat e veta. Pretendimet e mia personale dallojnë nga partia. Por unë sikur të futesha në negociata, sigurisht se do të kërkoja implementimin e së paku disa pjesëve të programit tim. Unë i kam pas 5 pika kryesore me të cilat e kam konstruktua agjendën time dhe të programit tim. Nëse ata i përqafojnë këto ide të mijat atëherë ne ulemi dhe i analizojmë. Unë nuk kam vija të kuqe me asnjërin. Duhet të ulemi dhe të negociojmë për interesat e qytetit tim”, thotë Pacolli, për arbresh.info.
Në garën për zgjedhjet lokale për Prishtinën të mbajtur dje, Arban Abrashi në raundin e parë ka marrë 28 mijë e 225 vota për kryetar të Prishtinës. Deri sa kryetari aktual Shpend Ahmeti ka marrë 43,49 për qind të votave.
Në garë për Prishtinën si i treti me rezultat ka dal kandidati i AKR’së, Selim Pacolli. Ai, me 90 për qind të votave të numëruara, ka marrë 8 mijë e 108 vota, përkthyer në përqindje rreth 10,28, duke lënë kështu pas PDK-në e AAK-në në këtë komunë.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...