Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se pas votimeve të së dielës LDK u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend.
” LDK e cila njeh thellë rrënjët e Kosovës. LDK e cila me përkushtim ndjek frymën e Ibrahim Rugovës u rikthye fuqishëm si forca më e madhe politike në vend. Dua t’i uroj përzmersisht të gjithë kryetarët e LDK-së nëpër komuna që me punë e sakrificë arritën të ruajnë votat tona tradicionale por edhe t’ i shtojnë e t’i dyfishojnë ato”.
“Kosova ka nevojë për njerëz të dijshëm, të përkushtuar e atdhetarë. U pa se të tillë kemi shumë. Dalshim faqebardhë nga i gjithë ky proces”, ka shkruar ai në Facebook.
Sfarqa në votimet e 22 tetorit fitoi 30.00 përqind bazuar në rezultatet e KQZ-së me ç`rast do të përballet në balotazh me Agim Aliun e Vetëvendosjes i cili morri 39.18%.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri