Në të ardhmen, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet të kërkojnë autorizim nga organet relevante të BE-së për të udhëtuar në të ashtuquajturën zonë Shengen.
Aplikimi do të kërkojë plotësimin e një formulari dhe përgjigja e BE-së do të arrijë brenda 72 orësh.
Atyre që mendohet se rrezikojnë sigurinë e BE-së, do tu mohohet ky autorizim, shpjegohet në propozimin për krijimin e sistemit të ri të Autorizimit të Udhëtimit të BE-së (ETIAS).
Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) pranoi këtë propozim më 19 tetor dhe pas miratimit nga organet përkatëse, do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të BE-së për miratim.
Sipas propozimit, qytetarët e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në “zonën Shengen” do të duhet të paguajnë 10 euro për autorizimin, i cili do të mbulojnë tre vjet udhëtim ose derisa t’u skadojë pasaporta.
Personave më të rinj se 18 vjeç dhe më të vjetër se 60 vjeç, nuk do të kërkohet të paguajnë këtë pagesë, përshirë ketu edhe anëtarët e familjes së qytetarëve të BE-së apo studentët.
Zëdhënësi i Parlamentit Evropian tha e gjithë procedura duhet të jetë e plotë deri në fund të vitit dhe pastaj vendimi përfundimtar për sistemin e ri do të bëhet nga Këshilli i Ministrave.
Por, procedura është komplekse, shpjegoi Estefania Narrillos, dhe sistemi mund të hyjë në fuqi në të paktën dy vjet
Formulari elektronik i aplikimit për udhëtime në zonën Shengen do të kontrollohet automatikisht falë bazave të të dhënave të BE-së, duke përfshirë Sistemin Informativ të Shengenit (SIS), Sistemin Hyrës-Daljes dhe bazat e të dhënave të Europolit dhe Interpolit.
Këto masa vijnë “për të kontrolluar nëse një pasaportë ishte humbur apo vjedhur ose nëse ekziston një urdhër arresti për personin që aplikon, “u shpjegua në propozimin.
Komisioni Evropian theksoi se ka 60 vende bë botë, shtetasit e të cilëve nuk kishin nevojë për viza për të hyrë në BE dhe pritet që 39 milionë të huaj do të kalonin kufijtë e Shengenit në vitin 2020.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008