Hahn: Kosova ka përspektivë evropiane

12:24 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar Johanes Hahn, komisioner për zgjerim i Bashkimit Evropian, me ç ‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Hoxha ka kërkuar përkrahje nga komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj që do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së”.

Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Hahn ka ritheksuar qendrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e inplementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA.

Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për MInistren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues./arbresh.info/

https://twitter.com/JHahnEU/status/922407722531852290

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme