Nuk ka dokumente dhe shifra të sakta se sa kryebashkiakë ka pasur Tirana ndër vite, por studiuesi Valter Gjoni, në ekspozitën e tij, ka arritur të identifikojë 41 prej tyre, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot.
Ekspozita e veçantë në llojin e saj, që pasqyron 41 figura dhe personalitete ndër vite që kanë qenë kryebashkiakë të Tiranës, është çelur këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, dhe do të qëndrojë hapur deri më 10 korrik.
Ideatori Valter Gjoni thotë se gjithë qëllimi i tij ka qenë që këto figura të rëndësishme për Tiranën të mos harrohen, por të mbeten pjesë e historisë, dhe qytetarët sot, sidomos brezi i ri të njihen me ta.
“Kam dëshirë që qytetarët e Tiranës, veçanërisht ata të Tiranës, ta njohin historinë e qytetit të tyre, nëpërmjet këtyre burrave të vlerësuar dhe të nderuar të qytetit që në periudha të ndryshme kanë bërë veprat e tyre, kanë bërë krijimtarinë e tyre, kanë bërë, po e quaj më popullorçe, bëmat e tyre; dikush ka përballuar vitet e luftës së parë botërore, dikush ka përballuar trazirat e periudhës së Princ Vidit, dikush ka marrë pjesë që në fillimet e ndërtimit të këtij qyteti, derisa vijmë edhe në ditët e sotme me kryebashkiakun më të ri, i cili ekspozimin e parë zyrtar e ka pikërisht në këtë ekspozitë,” thotë studiuesi Valter Gjoni.
Ekspozita nis me të parin kryebashkiak të Tiranës që njihet edhe për vlerat e tij humanitare në ndihmë të fëmijëve jetimë; Zyber Hallulli, dhe mbyllet me fotografinë e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të sapozgjedhur të Tiranës, edhe pse ende nuk e ka marrë detyrën zyrtarisht.
Gjoni thotë se Tiranës i duhej një ekspozitë e tillë, pasi këta burra janë identiteti i vetë këtij qyteti.
Duket se ekspozita ka ngjallur një interes të madh jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë por sidomos nga vetë ish-kryebashkiakët, apo familjarë të tyre, të cilët ndihen mirë që dikush është kujtuar për kontributin e harruar të gjyshërve apo baballarëve të tyre.
Në tërë këtë rrugëtim të drejtimit të Bashkisë së Tiranës secili pej këtyre figurave ka lënë gjurmët dhe historinë e vet. Valter Gjoni thotë se të gjithë shquhen për suksesin e tyre, ndërsa sa i përket karrierës; si kryebashkiakët më jetëshkurtër njihen Xhemal Konti dhe Beqir Rusi sepse këta ishin që në kohën e revoltës së Nolit, dhe kanë gëzuar pushtet jo më shumë se 4 apo 5 muaj. Ndërsa kryetari i Bashkisë më jetëgjati në Tiranë ka qenë Edi Rama, me 11 vjet në qeverisjen vendore dhe para tij Nasif Ibrahimi, që ndenji 8 vjet.
Ekspozita e Valter Gjonit do të jetë e hapur deri më 10 korrik, por duket se nga kureshtja që ka ngjallur mes njerëzve, ka mundësi që ekspozita të qëndrojë e hapur edhe pas kësaj date.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?