Haradinaj ka një varg kërkesash për ministrin Nenad Rikalo

11:26 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo është paraqitur sot para Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Rikalo ka thënë gjatë këtij takimi se ka vendosur si prioritet transparencën dhe hapjen e ministrisë me bujqit.

“Ajo që kemi vendosur si prioritet të rëndësishëm për punën  tonë në radhë të parë është transparenca dhe hapja e Ministrisë për tërë publikun ashtu që dëshirojmë që çdo gjë që punohet në ministri aty të kenë qasje fermerët tanë, ka thënë Rikalo, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj ka paraqitur disa kërkesa të vreshtarëve para Rikalos ndër të cilat edhe lirimi nga taksat për karburantet bujqësore dhe forcimin e inspektoratit të verërave dhe pijeve të forta alkoolike.

“Lirimi nga taksat doganore për mekanizmat përpunues të bujqësisë. Lirimi nga taksat për karburantet bujqësore, nafta industriale. Propozim që të shpallet zona e mbrojtur aty ku janë të mbjella me vreshta dhe që tejkalojnë masën e 50 hektarë. Të ketë inspektorat të verërave dhe pijeve të forta alkoolike pasi nuk ka kontroll të fortë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ishte i interesuar të dijë nga ministri Rikalo se sa janë të realizueshme këto kërkesa.

Nenad Rikalo iu përgjigj duke thënë se përkrahja e sektorit të vreshtarisë bëhet në harmoni me udhëzimet administrative./arbresh.info/

90/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme