Procesimi i rezultateve për Kuvend Komunal nuk do të vazhdojë pa përfunduar numërimi për kryetar të komunave, raporton arbresh.info.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, thotë se brenda javës mund të dalin me rezultate për kryetar komune.
“KQZ ka bërë publikimin e rezultateve preliminare dhe atyre rezultateve duhet t’iu referohemi,” është shprehur Ahmetaj.
I pyetur se sa mund të zgjasë numërimi, ai ka qenë skeptic në dhënien e një date të afërt.
“Janë procedura që nuk mund të kompletohen shumë shpejtë. Duke i pasur parasysh shumë procese nuk mund të kryhet shpejtë,” është shprehur Ahmetaj.
Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1575037675894652/
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...