Ky është kandidati më me pak vota në Drenas

10:12 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Numërimi i votave në Komunën e Drenasit ka përfunduar mbrëmë në të gjitha vendvotimet, por procedimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është bërë edhe për tri vendvotime, apo rreth 4%.

Nga të dhënat e deritanishme kandidati që ka marrë më së paku vota në Komunën e Drenasit del të jetë Bedri Nika i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nika ka arritur të marr vetëm 402 vota nga rreth 96% e votave të proceduara në uebfaqen e KQZ-së, apo kthyer në përqindje 1.82%.

Nga tetë kandidatë sa ishin gjithsej në garë, Nika është renditur i fundit duke shënuar kështu rënien më të madhe të LDK-së në këtë komunë që nga themelimi i saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme