Nga feja tek muzika,10 gjëra që janë të paligjshme në Korenë e Veriut

10:15 | 23 Tetor 2017
L G

Në Korenë e Veriut shumë gjera janë të ndaluara për shkak të regjimit. Madje disa prej gjërave duket se nuk kanë një arsye të vlefshme për tu ndaluar. Ja kush janë 10 prej tyre.

1-Të shohësh dhe shesësh materiale pornografike.

Pornografia është ekstremisht e ndaluar në këtë shtet. Është aq e ndaluar sa lideri politik Kim Jong-Un, u akuzua se ekzekutoi të fejuarën e tij në 2013, sepse kishte bërë një video porno me një mashkull.

2- Praktikimi i fesë së tyre
Zyrtarisht në Korenë e Veriut ka liri të fesë, e cila lejon çdo qytetar që të te respektojë ritet. Megjithatë në 2013, u dënuan me vdekje në një stadium publik 80 të krishterë. Ata u shpallën fajtor sepse posedonin kopje të Biblës.

  1. Largimi nga shteti
    Që nga momenti kur regjimi u privon lirinë qytetarëve të vendit të tij, shumë kërkojnë që të shpëtojnë  duke ikur nga atdheu. Disa shkojnë në Kinë por në rast se kapen nga policia, rikthehen dhe marrin dënime kapitale.
  2. Kryerja e telefonatave ndërkombëtareKoreano-veriorët nuk mund të kryejnë thirrje ndërkombëtare. Një qytetar në 2013 në fakt ishte dënuar me vdekje dhe u vra në publik sepse kontaktoi me mikun e tij, i cili jeton në Korenë e Jugut.
  3. Të luash muzikë
    Edhe muzika është e kontrolluar nga regjimi i Koresë së Veriut. Qytetarët në fakt mund të prohojnë dhe dëgjojnë  muzikë vetëm duke bërë propagandën e regjimit. Muzikë pop perëndimore konsiderohet si një krim kundër shtetit , dhe ai që luan rrezikon dënimin me vdekje.

Pijet alkoolike
Në këtë shtet është e ndaluar pija alkoolike. Qytetarët mund ta konsumojnë atë vetëm në disa raste të veçanta, sigurisht të paracaktuar nga qeveria. Në rast se studentët kapen nga policia nën ndikimin e alkoolit ose duke pirë, me siguri  që do të jenë nën ushtrimin e torturave gjatë marrjes në pyetje.

Lundrimi në internet
Interneti është i kontrolluar dhe ofron vetëm faqe të propagandës së regjimit. Nëse qytetarët duan të kërkojnë  më tepër në internet, më parë duhet të pajisen me një leje të veçantë.

Të shohësh televizion
Ky është një tjetër veprim i ndaluar me ligj. Koreano-veriorët nuk mund të shikojnë ndonjë program televiziv, përveç nëse kjo është propaganda e regjimit. Për fat të keq në dy vitet e fundit janë dënuar me vdekje rreth 130 njerëz, të akuzuar se kanë shikuar transmetimet televizive të Koresë së Jugut.

  1.  Drejtimi i automjetit
    Nga standardet e shoqërisë sonë  drejtimi i automjetit është një aktivitet i përditshëm  dhe është shumë çuditshme kur një maxhoren nuk ka leje qarkullimi. Në Korenë e Veriut, qytetarët e zakonshëm  nuk mund të lëvizin me makinë në rrugët e qytetit të tyre. Të drejtë për këtë kanë vetëm përfaqësues të lartë të shtetit dhe në total numri i tyre shkon rreth 1000.
  2. Shprehja e  lirisë së opinionit
    Si në shumicën dërrmuese të regjimeve totalitare  edhe këtu shprehja e lirë e mendimit s është një e drejtë e mohuar për qytetarët. Disidentët politik dërgohen nëpër kampet, ku i janë të nënshtruar punës së detyruar dhe  ” ri- indoktrinuar ” me filozofinë e regjimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme