Kanceri i endometriozës prek me mijëra gra në të gjithë botën, megjithatë nuk ka akoma një test standard për ta diagnostikuar atë.
Për të zbuluar këtë sëmundjet, mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një skaner CT (së bashku me biopsinë) ose ultratinguj transvaginal, të cilat nuk janë standarde ose të këshillueshme, vetëm nëse ka një arsye shumë të fortë për të dyshuar se mund të keni kancer.
Për të mbrojtur veten, duhet të njihni së pari faktorët e rrezikut: Mund të prekeni nga kanceri i endometriozës në çdo kohë, megjithatë është më e zakonshme në moshat 45-74 vjeç.
Të qenët mbipeshë, të pasurit diabet dhe marrja e hormoneve të estrogjenit rrit rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje. Edhe hyrja në menopauzë më vonë se normalja ose ardhja e ciklit menstrual për herë të parë në një moshë të re janë faktorë rreziku.
Por, gjëja më e rëndësishme është të dini shenjat paralajmëruese. Nëse e kapni atë shpejtë, gjasat janë shumë më të mëdha që të shëroheni. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.
1. Gjakderdhje vaginale të pashpjegueshme: Kjo është shenja e më e zakonshme se mund të keni kancer në mitër. Në fakt, gjakderdhja jo normale ndodh në 90% të rasteve të kancerit të endometriozës. Nëse keni hyrë në menopauzë dhe filloni të keni gjakderdhje vaginale, kjo nuk është normale, shkruan shendeti.al. Ndërsa tek gratë më të reja, periodat më të shumta se normalisht, që zgjasin shumë më shumë se më parë ose gjakderdhja mes cikleve mund të jenë shenja paralajmëruese.
2. Shkarkim vaginal të çuditshëm: Është normale të kesh rrjedhje nga vagina, por nëse ngjyra e saj duket ndryshe nga zakonisht, ose nëse e vëreni mes ciklit menstrual, është mirë të konsultoheni me një mjek. Nëse keni hyrë në menopauzë, duhet të dini se këto rrjedhje nuk janë të zakonshme pasi janë ndaluar periodat, kështu që edhe në këtë rast duhet të vini në dijeni mjekun tuaj.
3. Dhimbje të shumta të legenit: Jo çdokush me kancer të endometriozës mund të ketë dhimbje, megjithatë ka raste kur njerëzit kanë dhimbje nëse kanceri ka kohë që është shfaqur. Nëse mitra është zmadhuar për shkak të kancerit, mund të përjetoni dhimbje ose shtrëngime. Ndodh që të shfaqet si një masë që mund ta ndieni në pjesën e poshtme të stomakut. Mund të keni dhimbje edhe kur kryeni marrëdhënie seksuale ose shkoni në tualet.
4. Ndryshime të jashtëqitjes: Fshikëza e urinës dhe zorrët mund të jetë një tregues i mirë i problemeve të uterinës, dhe këtu përfshihet edhe kanceri. Ai ju bën që të shkoni më shpesh në tualet, keni probleme ose dhimbje në nxjerrjen e urinës. Mund të vëreni edhe gjakderdhje nga jashtëqitja ose mund të keni shumë dhimbje kur jashtëqitni.
5. Rënie në peshë: Nëse po e përjetoni këtë simptomë, mund të tregojë se trupi po përballet prej kohësh me një problem. Rënia në peshë është e rrallë, vetëm nëse kanceri ka avancuar. Nëse numrat vazhdojnë të bien sa herë peshoheni, sidomos nëse keni edhe simptomat e mësipërme gjinekologjike, duhet të bëni një kontroll tek mjeku.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot