“Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdogan
Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdoğan në Forumin Rinor 2023, të organizuar në Qendrën e Kongresit “Kemal Beyatli” në Stamboll tha se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godisim një mbrëmje papritmas”.
Gjatë fjalimit të tij Erdoğan deklaroi se “Kudo që ka ndonjë provokim kundër nesh, mund të godasim një mbrëmje papritmas. ‘A thua do të na lejon dikush?’ S’ka më, kaluan ato punë. Ata të cilët janë partnerë strategjik me ne, përderisa respektojnë ligjin tonë, edhe ne i respektojmë ata, në të kundërtën më vjen keq”.
Erdoğan, po ashtu theksoi rëndësinë e rinisë, ku bëri të ditur se një pjesë e madhe e atyre të cilët marrin pjesë në kongreset e tanishme përbëhen nga anëtarët e degëve rinore. Ai shtoi se kjo gjendje do të vazhdojë edhe në zgjedhjet për deputetë dhe kryetarë komunash.
“Padyshim se kur të vijë dita ata do të arrijnë edhe më lartë. Shpresoj se të rinjtë dinamikë do të arrijnë më lartë. Në pozitën e presidencës do të jetë njëri prej jush”, tha ai.
“Për aq kohë sa jetoj, përderisa ky shpirt qëndron në këtë trup do të vazhdoj të qëndroj pranë jush. Ne si Turqi jemi një shtet që gjithmonë lavdërohemi me popullsinë e re. Mënyra për të qenë i fuqishëm dhe efektiv në çdo fushë, sidomos në ekonomi, kalon nga rruga e të rinjve të fuqishëm dhe efektiv”, tha Presidenti Erdoğan.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...