Google ADS

KB do të votoj për shtyerjen e afatit të hetimeve për sulmet me gazin sarin

09:03 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Zyrtarët e SHBA-së thonë se ka gjasa që të votojnë në Kombet e Bashkuara, për një rezolutë, që do të shtyente afatin e hetimeve për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet e armëve kimike në Siri.

Rezoluta mund të ballafaqohet me veto nga Rusia, e cila ka thënë se dëshiron të shohë një raport të planifikuar përpara se të marrë ndonjë vendim.

Rusia, e cila është një aleate e Sirisë, ka shprehur shqetësime se JIM nuk bëri hetim përmbajtësor të një sulmi të gazit Sarin, në prill në Khan Sheikhun.

Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar një projekt-rezolutë për zgjatjen e mandatit të Mekanizmit të Përbashkët Hetimor (JIM), një projekt i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Mandati i hulumtimeve do të përfundojë në mes të nëntorit nëse nuk zgjatet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Këshillin e Sigurimit kanë pohuar se sulmi është kryer nga avioni i qeverisë siriane që u ngrit nga aeroporti, Shayrat në Siri.

Rusia dhe Siria fajësojnë grupet rebele siriane për sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme