Nga zgjedhjet lokale të mbajtura dje tashmë janë publikuar edhe rezultatet e para. Në 10 prej 38 komunave që ka gjithsej Kosova, Lista Serbe ka dalë bindshëm fituese.
Madje këta të fundit kanë lënë pas në disa raste edhe kandidatët kosovarë të cilët kishin vendosur t’i futeshin kësaj gare, transmeton Indeksonline.
Lista Serbe ka arritur që pothuajse në secilën komunë të fitojë shumicën më të lartë të mundshme duke u llogaritur se deri tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës janë numëruar 80 përqind e votave.
Më poshtë keni listën e plotë të komunave ku do të udhëheqin serbët, rezultatet këto që kanë gëzuar edhe vetë krerët e shtetit serbë të cilët janë deklaruar që kjo është një fitore e radhës e Serbisë.
Mitrovica e Veriut, Lista Serbe 66.97%
Kllokot, Lista Serbe 42.08%
Partesh, Lista Serbe 58.95%
Ranillug, Lista Serbe 77.62%
Graçanica,Lista Serbe 87.88%
Zveçan, Lista Serbe 69.26%
Zubin Potok Lista Serbe 80.19%
Shtërpce , Lista Serbe 74.02%
Novobërdë, Lista Serbe 54.97%
Leposaviq, Lista Serbe 62.18%.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...