Në tërë territorin e Republikës së Kosovës dje u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale. Në Prishtinë është zhvilluar një garë e ngushtë ndërmjet Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit të LDK-së, të cilët do të shkojnë në balotazh.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së deri në këto momente, Shpend Ahmeti prin me 43.84 për qind, apo 32.797 vota të mbledhura.
Ndërsa Arban Abrashi pason me 36.37 për qind apo 27.207 vota.
Kujtojmë që 43,82 për qind e votuesve me të drejtë vote, kanë votuar për të preferuarin e tyre për kryetar komune në tërë komunat e Kosovës.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...