Google ADS

Nitaj: Rezultati tregoi se AAK është një parti e qëndrueshme

01:15 | 23 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se rezultati për këtë parti në zgjedhjet komunale dëshmon se AAK është një parti e qëndrueshme, e cila sipas tij nuk është aksidentalisht në skenen politike të Kosovës.

“Rezultatet e mira për te në disa komuna, siç janë Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Decani, Obiliqi, Istogu, Juniku, Peja dhe në ndonjë komunë tjetër që rikthehet në orbitën e hises politike, siç është Prizreni apo Klina psh, janë tregues serioz se AAK, tashmë është pjesë e rëndësishme e hartës politike të Kosovës! ”

“Ajo që duhet riparuar me urgjencë është pamundësia për të prodhuar një rezultat të kënaqshëm për AAK-në, në disa komuna. Madje në ndonjërën prej tyre rezultati është krejtësisht e papërfillshem.

Nëse AAK mund të ketë rezultat të shkëlqyer në të gjitha ato komuna që i përmenda, ska pse të mos ketë edhe në Mitrovicë, Podujevë apo ne Prishtinë psh!” ,ka shkruar ai në Facebook

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme