FIFA do të organizojë të hënën në Londër, ceremoninë për ndarjen e çmimeve “The Best”, ose për lojtarët, tifozët, golin dhe çastet më të mira të vitit të kaluar në botën e futbollit.
-Në kategorinë për lojtarin më të mirë mashkull, në garë janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Nejmar.
-Ndërsa për lojtaren më të mirë femër, kandidojnë Karli Lloid nga Amerika, Deina Kastejanos nga Venezuela dhe Lieke Martens e Holandës.
-Trajneri më i mirë mashkull do të zgjidhet mes Antonio Kontes, Masimiliano Alegrit dhe Zinedin Zidan.
-Përsa i përket trajnerëve në futbollin e femrave, në garë janë Gerard Preçur, Nils Nielsen dhe Sarina Uigman.
-Çmimi portieri i vitit do të ndahet mes Bufonit, Navasit dhe Nojerit. Gjithashtu do të plotësohet edhe 11-shja më e mirë, me nga një lojtar për secilin pozicion.
-Për çmimin Puskas, apo goli më i bukur i vitit, risia e këtij viti qëndron se në garë janë një femër, Deina Kastejanos, një portier, Oskarine Masuluke, dhe sulmuesi i Arsenalit, Oliver Zhirud.
-FIFA do të akordojë edhe çmimin për tifozerinë më të mirë, ku tre grupet pjesëmarrëse janë ata të Dortmundit, Selltikut dhe Kopenhagenit. Mbrëmja e nesërme nuk duhet humbur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...