Veseli: Do t’i fitojmë komunat ku mbetëm në balotazh

23:40 | 22 Tetor 2017
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se partia e tij do të fitoj në të gjitha komunat që ka mbetur në balotazh.

“Kemi fituar bindshëm në disa komuna. Do të fitojmë edhe në ato që jemi në balotazh, si Prizrenin, Mitrovicën, Vushtrri, Klinë, Kaçanik, Shtime”, ka thënë Veseli.

Ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët që votuan dhe ata që u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme