Google ADS

Reali nuk ndalet, vazhdon me fitore

22:39 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Real Madrid ka shënuar edhe fitoren e katërt më radhë në LaLiga.

Kampionët e La Ligas në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ ka mposhtur me shumë lehtësi Eibarin, 3:0.

Dy golat e parë Real Madrid i shënoi në pjesën e parë.

Oliveira me një autogol në minutën e 18’ dhe Asensio në minutën e 28’, shënuan dy golat e parë për Realin.

Golin e tretë e shënoi mbrojtësi Marcelo, në minutën e 82’.

http://www.dailymotion.com/video/x65pd5o

http://www.dailymotion.com/video/x65pcoq

http://www.dailymotion.com/video/x65pfvn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme