Banka Qendrore e Egjiptit thotë se paundi egjiptian ka rënë më poshtë në krahasim me dollarin, rënia e dytë që nga dita e enjte.
Banka qendrore ka vendosur një normë prej 7.73 paund egjiptian për dollar në një ankand ku u shiten 39.6 milionë dollarë në krahasim me normën prej 7.63.
Para ankandit të së enjtes, paundi ishte 7.53 që nga muaji shkurt.
Norma e re do të ndihmojë në rritjen e investimeve të huaja që janë shumë të nevojshme në Egjipt. Investitorët dhe ekonomistët e shohin valutën si të mbivlerësuar edhe pse banka qendrore ka ndërmarrë hapa për lehtësuar diskrepancën, duke lejuar paundin të bie para samitit të investitorët.
Qeveria e Egjiptit po mundohet të dërgojë mesazh që vendi është i hapur për biznes, pas krizës së kryengritjes së vitit 2011 kundër autokratit Hosni Mubarak.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...