Google ADS

Shkarkohet ish-trajneri i Kombëtares shqiptare

21:59 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Paolo Tramexani nuk do të jetë më në krye të stolit të Sionit.

Për ish-zëvendësin e De Biazit, shkarkimi erdhi pas barazimit 2-2 ndaj Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

Italiani qëndroi në krye të stolit vetëm për 16 ndeshje. Barazimi me vendin e fundit në renditje, solli shkarkimin e paevitueshëm të Tramexanit, që e nis kështu në një mënyrë jo fort të kënaqshme karrierën si trajner i parë.

Në 16 ndeshje, italiani mori vetëm 4 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme