Kompania e sigurimeve, Trend Micro ka identifikuar një student 20-vjeçar nga Brazili si të përgjegjshëm për zhvillim dhe shpërndarje të mbi 100 viruseve ‘Trojan’ për banka.
I njohur si ‘Lordfenix’, ‘Hacker’s Son’, dhe ‘Filho de Hacker’, studenti i shkencave kompjuterike së pari filloi karrierën e tij duke postuar në forume për të kërkuar ndihmë për gjuhë programuese për një ‘Trojan’ të cilin ai ishte duke krijuar.
Megjithatë, Lordfenix ka krijuar besimin e duhur për aftësitë e tij duke filluar zhvillimin dhe shpërndarjen e programeve keqdashëse tek vjedhësit e informatave financiare që nga viti 2013.
“Bazuar në kërkimin tonë, Lordfenix ka krijuar më shumë se 100 viruse bankare Trojan, duke mos përfshirë programet e tjera keqdashëse”, deklaroi kompania Trend Micro, transmeton arbresh.info. “Me çdo Trojan që kushton rreth 320 dollarë, krimineli i ri kibernetik ka lidhur talentin e tij me gjuhë programuese në një drejtim fitimprurës dhe të paligjshëm”.
Trend Micro ka arritur të sigurojë gjithashtu një post në Facebook të hakerit, në të cilin ai ka shfaqur një sasi të madhe parash të monedhës vendore, shkruan arbresh.info.
Lordfenix së pari filloi ofrimin e versioneve falas të kodit burimor të Trojanëve bankar plotë funksional, të cilët mund të përdoreshin për të vjedhur detajet për kyçje të konsumatorëve në katër uebfaqe të ndryshme bankare në Brazil, përfshirë faqet si HSBC Brazil, Bank of Brazil, dhe Caixa. Për të pasur qasje të tjera në institucionet financiare, “klientët” e tij duhet të paguanin për një mjet tjetër edhe më të fuqishëm i njohur si ‘TSPY_BANKER.NJH’.
‘TSPY_BANKER.NJH’ është një Trojan që është në gjendje të identifikoj kur një përdorues kyçet në llogarinë e tij bankare përmes shfletuesit të tij. Ky virus më pas mbyll dritaren e shfletuesit tuaj (në rast se është Google Chrome) duke shfaqur më pas një mesazh që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë dhe që iu drejton tek një dritare false e shfletuesit Chrome.
Pasi viktima të shkruaj detajet për kyçje në dritaren mashtruese, informata dërgohen tek adresa e sulmuesit përmes e-mail adresës.
Si një masë tjetër për kujdes, programet keqdashëse nga Lordfenix kanë të integruar një program që mbyll procesin e sigurisë të quajtur ‘GbpSV.exe’, i cili përdoret nga një numër i madh bankash në Brazil në mënyrë për të mbajtur të dhënat online të konsumatorëve të sigurta.
Kërcënimet keqdashëse në llogaritë online të bankave janë duke u rritur shumë shpejtë në vendet si Brazili, ku thuajse gjysma e transaksioneve financiare kryhen online, gjë e cila është në favor të hakerëve./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...