KQZ konfirmon “trenin bullgar” në Mitrovicë

18:57 | 22 Tetor 2017
M. A.

Janë zëvendësuar gjashtë kryesuesit në Mitrovicë. Ata ishin larguar dhe po intervistohen nga Policia, raporton arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e KQZ-së, kështu duke konfirmuar edhe dyshimet për të ashtuquajturin “treni bullgar” në Mitrovicë.

LEXO EDHE : “Treni bullgar” në Mitrovicë, arrestohen gjashtë kryesues

“Ne 4 qendra te votimit mungojnë një deri dy fleta te votimit. 6 kryesues janë larguar dhe po intervistohen nga policia. Kryesuesit janë zëvendësuar” thuhet në faqen e KQZ-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme