Google ADS

Suharekë: I dehur tentoi të votojë, arrestohet pasi rrahu komisionerin

18:54 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet komumale. Në fshatin Mushtisht të Suharekës është arrestuar një votues që ka rrahur një komisioner.

“Një qytetar shqiptar në gjendje të dehur ka shkuar në qendrën e votimit në fshatin Mushtisht. Ai ka kërkuar të votoj me letërnjoftim të Serbisë, por nuk është lejuar nga komisioneri. Votuesi më pas ka sulmuar fizikisht komisionerin ndërsa pas intervenimit të policisë, ai është arrestuar”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Ndryshe, deri më tani në Prizren të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 35 përqind e qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme