Nisma për Kosovën ka mbajtur një konferencë për media ku ka ftuar qytetarët që edhe pak minuta para se të mbyllen vendvotimet, të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Kjo parti ka përmenduar edhe incidentet që kanë ndodhur gjatë ditës, duke siguruar qytetarët se kjo nuk do ndikojë në procesin zgjedhor.
“Ne shprehim mirënjohje për nivelin e lartë demokratik që kanë treguar qytetarët e vendit. Ne jemi në komunikim të përhershëm me shtabin zgjedhor dhe tregon se ky proces ka rrjedhë mirë. Për parregullsitë e vogla që kanë ndodhur gjatë ditës, Nisma për Kosovën siguron që ato nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor. Nisma për Kosovën fton të gjithë trupat përgjegjëse që të rrisin angazhimin dhe të punojnë që procesi të shkojë në mënyrë të rregullt”, thuhet nga zyrtari i kësaj partie, raporton Indeksonline.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1396132407151102/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?