DnV me mijëra raste të parregullësive

18:20 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Demokracia në Veprim ka raportuar për mijëra raste të parregullësive gjatë procesit elektoral që pritet të mbyllet në orën 19:00, raporton arbresh.info.

Sipas tyre deri në orën 16:00 kanë dalë në votime rreth 618 mijë qytetarë.

“Tentimi për votim të shumfishtë në 86 raste. Votim familjar në rreth 3 mijë raste, prinë Gjakova. 511 votues nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve,” është shprehur Mjellma Hapqiu nga DnV.

Incidentet më të theksuara sipas DnV janë asistimi më shumë se një herë në shkollën “Anton Qeta”  në Skenderaj, një gjë e tillë nuk është ndalu sipas tyre./arbresh.info/

https://web.facebook.com/arbresh.info/videos/1574444532620633/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme