Avokati i Popullit: Deri në ora 16:00 kemi pranuar vetëm dy ankesa

18:17 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se të gjitha mekanizmat që janë prezent në Kosovë janë mobilizuar që të kemi zgjedhje të mira.

Jashari tha se sa i përket fushës së të drejtave të njeriut procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe është proces i mirëfilltë, shkruan arbresh.info.

“Janë dy ankesa që janë paraqit në Zyrën e  Avokatit të Popullit deri në ora 16:00 njëra ka pasur të bëjë me ndërrimin  e vendvotimit e tjera për shkak të dyshimit në votim”, ka thënë ai.

Sipas tij nga pikëpamja e tyre definitivisht nuk ka pasur shkelje.

“Janë dy ankesa dhe besoj se është indikator i mirë, ka qenë proces i mirëfillte sa i përket fushës së të drejtave të njeriut”, ka thënë Jashari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme