Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me gjetjen e mjeteve shpërthyese në autobusin që vinte nga Serbia, në pikën kufitare në Jarinje.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se në autobus janë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.
Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, ka identifikuar mjetet e dyshuara në autobusin e ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje në hyrje në republikën e Kosovës.
“Mjetet e dyshuara janë identifikuara si dy granata dore, dy detonatorë elektrikë, të cilat janë larguar në mënyrë të kontrolluar”, tha Kelani, për Telegrafin.
“Si rezultat i punës së zyrtarëve policorë, tre persona serbë janë arrestuar, përderisa procedurat e mëtejme janë duke u realizuar në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetentë”, tha Kelani.
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale