Gjashtë kryesuesit e arrestuar në Mitrovicë ishin në këto shkolla

16:49 | 22 Tetor 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë  kryesues në Mitrovicë, raporton arbresh.info

Arbresh.info mëson se anëtarët e këshillave të vendvotimeve i kanë dhënë më shumë se një fletëvotim një votuesi.

Arbresh.info ka siguruar emrat e shkollave se ku kanë qenë duke vëzhguar këta gjashtë kryesues.

Në shkollën “Abdullah Shabani” me numër  1102x janë arrestuar dy kryesues. Në shkollën “Migjeni” 1102b janë arrestuar dy kryesues, një kryesues është arrestuar në shkollën “Shemsi Ahmeti” në Shupkovc dhe një tjetër në shkollën “Trepça” 1113b./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme