Zgjedhjet lokale po organizohen në Kosovë ku procesi i votimit nga qytetarët në mbarë komunat është duke shkuar kryesisht në mënyrë të rregullt.
Por, për monitorimin e këtyre zgjedhjeve përveç KQZ-së dhe OSBE-së po vazhdojnë ta bëjnë vëzhgimin edhe organet e drejtësisë. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që ka për qëllim shtatë komuna po vlerësohet si proces i qetë me pak incidente.
‘Indeksonline’ ka kontaktuar Zëvendësin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berishen i cili ka treguar se a ka pasur pa rregullsi në disa vend votime.
Ai tregon se prokuroria që këta e udhëheqin ka për detyrë komunat si, Prishtinë ,Podujevë ,Drenas ,Lipjan ,Fushë Kosovë, Obiliq si dhe komunën e Graçanices.
Berisha thotë se për çdo komunë Themelorja ka angazhuar nga dy prokurorë në vëzhgim.
“Ne në vazhdimësi e kemi bërë vëzhgimin e vend votimeve duke filluar prej, Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Dreanasit dhe vende tjera të vend votimeve . Deri tash kemi pasur aty këtu ndonjë informacion por jo diçka të rëndësishme që ka të bëjë me një vepër penale. Ndonjë pa rregullsi e vogël është evitu dhe ka shkuar procesi deri më tani mirë”, ka thënë Berisha.
Kujtojmë se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar qytetarët se nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 15:00, kanë votuar gjithsej 532 mijë e 288 votues./Indeksonline/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...