Google ADS

KQZ-ja teston platformën online për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore

16:17 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lansuar sot Platformën e Raportimit të Shkeljeve Zgjedhore: https://kqzkosova.ushahidi.io/views/list. Duke qenë një projekt në testim për herë të parë, kjo platformë online është duke vazhduar të funksionojë, shkruan arbresh.info.

Përmes kësaj platforme, KQZ-ja ka pranuar raportime të shkeljeve nga tereni vetëm përmes vëzhguesve të akredituar dhe stafit të angazhuar zgjedhor.

Pas secilit raportim, KQZ-ja bën konfirmimin përmes stafit në teren dhe merr masat përkatëse. Vetëm pasi të konfirmohet rasti – do të publikohet.

Kjo platformë nuk zëvendëson ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe institucione tjera./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme