Analisti politik Artan Muhaxhiri, ka thënë se për dallim nga fushatat e zgjedhjeve të kaluara në vend, kësaj radhe pati një lloj vetëdijësimi tek liderët pretendentë për udhëheqjen e komunave.
Në edicionin special të Zgjedhjeve Lokale, Muhaxhiri deklaroi se kjo ndodhi pasi në kuadër të fushatës zgjedhore nuk pati përdorim të gjuhës së urrejtjes mes partive politike, njofton Klan Kosova.
”Në këtë fushatë ka pasur shumë më pak gjuhë të urrejtjes apo gjuhë agresive. Nuk është stimuluar që elektorati të jetë me agresiv”.
”Kjo cilësi është lloj i vetëdijësimit të liderëve sepse me atë gjuhë e atë kulturë, humbë betejën e procesit zgjedhor, e humbet qytetarin”.
”Edhe ato nxitje të kaluara kanë qenë mënyrë direkte për ndonjë hapësirë të caktuar, kjo nuk ka ndodhur kësaj herë, është një hap i emancipimit të institucioneve të Kosovës”.
Artan Muhaxhiri po ashtu konsideron se aplikimi i balotazhit në shtetin e Kosovës, vetëm po e deformon vullnetin e qytetarëve për të votuar:
”Sistemet zgjedhore ndryshojnë shumë mirëpo në Kosovë aplikimi i balotazhit deformon vullnetin e qytetarëve pasi mundëson ofertat e pandershme të kandidatëve”.
”Pajtohem me zonjën Daka që balotazhi të tërhiqet, pasi gara do të ishte dhe më reale. Përveç saj ka dicka që urgjentisht duhet të bëhet është shkurtimi i fushatës zgjedhore sepse 30 ditë të tyre janë shumë”, përfundon Muhaxhiri.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon