Komuna që po vazhdon të prijë me numrin më të madh të votuesve

15:55 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Mamusha po vazhdon të prijë në listën e komunave ku po zhvillohen zgjedhjet, me numrin më të madh të votuesve deri më tani.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani në këtë komunë kanë votuar 23, 43 për qind e qytetarëve ndërkohë që pas saj vjen komuna e Kllokotit me 21, 25 për qind të daljes në zgjedhje, shkruan arbresh.info.

Komuna me më së paku votues deri më tani vazhdon të jetë Skenderaj, me 6,06 për qind e qytetarëve.

Sipas KQZ-së, deri në ora 15:00, në nivel vendi kanë votuar 28,89 për qind e qytetarëve./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme