Shënon Mesut Ozil, Arsenali përmbys rezultatin ndaj Everonit

15:46 | 22 Tetor 2017
Arbresh Info

Arsenali ka përmbysur rezultatin në ndeshjen si mysafirë ndaj Evertonit.

“Topçinjtë” kanë kaluar në epërsi për 1 me 2 në ndeshjen si mysafirë në Goodinson Park në kuadër të xhiros së nëntë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Mesut Ozil ka realizuar golin e parë të tij sezonal duke kaluar skuadrën e trajnerit Arsene Wenger në epërsi për 1 me 2 ndaj Evertonit.

Superylli Alexis Sanchez ishte asitues i këtij goli në minutën e 53′.

Pas supergolit nga Wayne Rooney, Arsenali kishte barazuar shifrat përmes Nacho Monrealit pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme