Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që të dalin në votime dhe të votojnë njerëzit e përgjegjshëm e me duar të pastra.
Këtë deklaratë, Apostolova e ka bërë gjatë vizitës që ka zhvilluar para pak çastesh në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe i thërras qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhshme. Po ashtu i thërras votuesit të mendojnë se për kë po votojnë, për cilët kandidatë po votojnë që ata të jenë të përgjegjshëm dhe me duar të pastra”, është shprehur Apostolova./arbresh.info/
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...